Policia ka vënë në pranga dy nga personat të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit Entin Gega, i cili u dhunua nga shtetasi Luan Tollozhina.
Ata akuzohen për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Sipas policisë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit Gega, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se:
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T
Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.