Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me qytetarë jashtë një qendre votimi në Vorë, pasi hodhi akuza të forta ndaj atyre që i cilësoi si “e gjithë banda e Xhabaftëve, të pajisur me bexhe të KQZ-së si vëzhgues, të instaluar tek shkollat dhe që po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”.
Këto deklarata të Nokës shkaktuan tensione në vendngjarje, me qytetarë që reaguan ndaj tij dhe hodhën poshtë akuzat e deputetit demokrat.
“Jam unë Xhabaft, çfarë ka këtu? Po shkoj të votoj. Po ti, çfarë kërkon këtu?”, iu drejtua i irrituar një qytetar.
Në përplasje u përfshinë edhe dy qytetarë të tjerë, ku njëri prej tyre iu drejtua Nokës: “Pse më kërcënon mua? Unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel”.
“Ta tregoj unë”, iu përgjigj deputeti i PD-së.
Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit.
Qytetari ndërhyn: Jam unë xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu
Noka: Jam deputet
Qytetari: Shko shihe emrin ku e kam
Noka: Shko por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën
Qytetari: Por tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi
Noka: Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkolla, tek qendra e votimit
Qytetari: Ore e kam këtu (drejton me gisht)
Noka: Unë kam një detyrë tju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni po ju them unë
Qytetari: Asgjë s’ke çfarë paralajmëron
Ndërhyn një tjetër qytetar: Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel
Noka: Ta tregoj unë
Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës
Noka: Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.
Qytetari 3: Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja sjella e këtyre
Qytetari 1: Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues.