Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Neos Kosmos, ku një bombol gazi shpërtheu në flakë ndërkohë që një adoleshente 15-vjeçare po gatuante me nënën e saj në kuzhinë.
Sipas mediave greke, vajza ka pësuar djegie të gradës së dytë dhe në ditët në vijim do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve plastike kirurgjikale për të reduktuar dëmin në lëkurë.
Shpërthimi ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë mundësinë e një rrjedhje gazi si shkak të incidentit.