Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është paraqitur këtë mëngjes pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, të cilin e ka paditur për shpifje.
Kujtojmë se më 1 prill, Lapaj ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme një padi për shpifje ndaj Shehajt.