Një elektricist i OSHEE ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë këtë të enjte në Kodër Rrëshen, gjatë orarit të punës, teksa po kryenin punimet për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi.
Burime për News 24 bëjnë me dije se tre elektricistët po punonin për vendosjen e lidhjes elektrike në qendrën e votimit, kur ndodhi një aksident i rëndë teknik.
Sipas informacioneve, elektricisti që humbi jetën është 34-vjeçari, Emiljano Bunga. Dy të tjerët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së një ish-shkolle të mbyllur, e cila është përshtatur për të shërbyer si qendër votimi për zgjedhjet e 11 majit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit, ndërkohë që OSHEE dhe strukturat zgjedhore në zonë janë angazhuar për të siguruar vazhdimësinë e përgatitjeve për zgjedhjet.