Një apartament në Tiranë është përfshirë këtë mesditë nga flakët e zjarrit.
Burime bëjnë me dije se zjarri është regjistruar në një apartament në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Nga raportimet e deritanishme dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.