Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi “41 biss”, aty ku mbahet i izoluar me vendim të ministrit të Drejtësisë.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë, Fran Marashin, i akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore ku u vranë 5 policë, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.
Marashi është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.
Të dënuarit e tjerë për masakrën janë:
- Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm
- Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm
- Fran Marashi, me burgim të përjetshëm
- Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,
- Sokol Ndreu
- Gjovalin Ndreu
- Preng Miri
- Gjelosh Miri
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Ankuesi Fran Pal Marashi me datë 04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e Urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, bazuar në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 471 të Pr.Penale si dhe në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 235, datë 30.04.2025, vendosi:
- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga ankuesi Fran Marashi, me objekt: Kundërshtimin e Urdhërit 620, datë 13.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë, të të burgosurit Fran Marashi”, si të paraqitur në tejkalim të afatit ligjor.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 30.04.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar