Detaje të reja dalin nga vrasja e Renato Hoxhajt, i ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e 27 Prillit në Vlorë.
Autori i vrasjes dyshohet se ka qenë i maskuar me maskë silikoni në të gjithë fytyrën.
Gjithashtu ka vendosur një maskë AntiCovid dhe një kapele, si edhe dyshohet se ka vendosur edhe bark artificial.
Të gjitha këto veprime janë bërë që të bëhet i vështirë identifikimi i tij edhe nëse kapet nga kamerat e sigurisë në zonë.
Ndërkohë autori i vrasjes ka dyshime se është arratisur ilegalisht drejt Greqisë.