Dita e hënë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Temperaturat minimale do të jenë 8 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.