Deputetja e listës së mbyllur të PD-së, Mesila Doda, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, Doda ka falënderuar stafin e mjekëve dhe ka theksuar se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
“Sot, pas një ndërhyrjeje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij, dr. Drini Shehu, dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda në postimin e saj.