Një punonjëse e OSHEE është dhunuar me sende të forta nga një 38-vjeçar në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën ‘’Artan Lenja’’.
Sipas policisë, shtetasja me iniciale R. H., 37 vjeçe, punonjëse e OSHEE-s, u dhunua teksa kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin e 38-vjeçarit.
Si pasojë 37-vjeçarja është dëmtuar dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi me iniciale S. C., 38 vjeç, eshte shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.
Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.