Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka vizituar sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë për të shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Gjatë vizitës, Spiropali ka lënë një shënim në Librin e Ngushëllimeve, ku ka vlerësuar Papa Françeskun si një dishepull të përkushtuar të Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën shërbimit të Zotit, Kishës, besimtarëve dhe kauzave të drejtësisë shoqërore dhe paqes.
Kryetarja e Kuvendit theksoi gjithashtu angazhimin e Papa Françeskut për mbrojtjen e të brishtëve dhe të margjinalizuarve, si dhe për kujdesin e tij të veçantë për popullin shqiptar dhe harmoninë fetare në Shqipëri. Në shënimin e saj, Spiropali shkroi: “Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!”.
Ajo u prit nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, la një shënim në Librin e Ngushëllimeve në Nunciaturën Apostolike të…
Posted by Kuvendi i Shqipërisë on Thursday, April 24, 2025