Vatikani ka publikuar sot fotot e Papa Françeskut në arkivolin e tij, ndërsa përgatitjet për ceremoninë mortore janë drejt përfundimit. Arkivoli do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarët do të kenë mundësinë ta vizitojnë dhe t’i japin lamtumirën e fundit Papës.
Sipas traditës së Selisë së Shenjtë, kreu i përkohshëm i Kishës Katolike, së bashku me tre ndihmës të tij, do të kujdesen që të thyen “Unazën e Peshkatarit” dhe vulën papale, dy simbole të autoritetit papnor, për të shmangur çdo përdorim të mëtejshëm.
Ceremonia për lamtumirën e Papa Françeskut pritet të sjellë në Vatikan liderë botërorë, përfaqësues fetarë dhe mijëra besimtarë nga e gjithë bota.