Profesori universitar dhe diplomati, Blerim Canaj duke folur për situatën ku është bllokuar konstituimi i Kuvendit, ka thënë se në situatën aktuale duhet patjetër një marrëveshje mes partive politike.
Ai ka thënë se aktualisht votat për formimin e qeverisë nuk i ka as LVV e as paritë opozitare të legjislaturës së kaluar.
“Jemi në një ngërç politik që seriozisht shpreh nevojën patjetër që partitë të ulën në tavolinë dhe ta diskutojnë këtë çështje ose të shkojmë në zgjedhje. Por, derisa vazhdon kjo situatë me seancë cdo 48 – orë kush do të na qojë në zgjedhje”, ka thënë Canaj në emisionin “InfoNata”.
Ai ka vlerësuar se më të mëdha janë gjasat për formimin e qeverisë nga LVV-ja se nga PDK, LDK e AAK, për të cilat ka thënë se janë futur në lojën e Kurtit.
Canaj ka folur edhe për moskandidimin e Fatmir Limajt për kryeparlamentar. Sipas tij, Limaj është më shumë i interesuar të ketë post në qeveri.