Makina në foto është mjeti i 27-vjeçares e cila mbeti e plagosur së bashku me nënën e saj dhe përfunduan në spital.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka rënë nga disa metra lartësi nga rruga kryesore në aksin “Pogradec-Korçë”, në kanalin e një ure të vogël.
Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti është dëmtuar shtetasja me iniciale D. M., dhe nëna e saj, e cila ishte pasagjere në mjet.
27-vjeçarja duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.