Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në një nga galeritë minerare në zonën e Martaneshit në Bulqizë, ku një minator 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi gurësh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, brenda një galerie që i përket një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës ku dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Sipas të dhënave paraprake, shembja e masivit ka ndodhur papritur, duke zënë poshtë punonjësin, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.
Viktima është identifikuar si banues në Krastë, ndërsa ekipi i grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në shembjen e galerisë.