11-vjeçari që mbeti i plagosur më armë zjarri në atentatin e mbrëmjes së kaluar në Tiranë, do të niset jashtë vendit për trajtim të specializuar mjekësor.
Përpos vëllait të tij 17-vjeçar që u nis më herët për kurim jashtë vendit, gazetari Igli Çelmeta raporton se është nisur për kurim jashtë shtetit edhe 11-vjeçari i plagosur.
Gjendja e 11-vjeçarit paraqitet e rëndë. Kujtojmë se një seri plumbash u lëshuan drejt makinës të disa të rinjve, drejt shtetasve Arens Stafa, Kian Mullai si dhe dy vëllezërve M.D 17 vjeç dhe D.D. 11 vjeç.
Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit, por se autorët kanë ngatërruar mjetin e vendosur në “shënjestër”. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë një vit më parë, ndërsa po mbrëmë iu vra babai. Ai ishte rival i Ervis Martinaj, i zhdukur më 2022.