Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka treguar se si do të financohen premtimet e PD-së për Shqipërinë.
Ai theksoi se, megjithëse premtimet kanë një kosto, ato janë të realizueshme dhe nuk janë të parashikuara të realizohen brenda 100 ditëve të para, por kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore.
I ftuar në emisionin Log në Neës24, Teliti theksoi se PD-ja nuk ka për qëllim të shpikë rrotën, por të ofrojë zgjidhje për disa nga sfidat madhore që ka Shqipëria, përfshirë rritjen e prodhimit vendas dhe reduktimin e abuzimeve.
Në lidhje me financimin, ai theksoi se një nga prioritetet e PD-së është paketa e “Dhembshurisë”, e cila synon të sigurojë një minimum jetik prej 200 euro për qytetarët.
Ai gjithashtu përmendi se aktualisht, ekonomia shqiptare ka një varësi të madhe nga importet, duke pasur parasysh që prodhimi vendas është shumë i ulët. Ky është një nga sfidat që PD-ja synon të adresojë, duke rritur prodhimin dhe duke krijuar kushte për një ekonomi më të qëndrueshme.
Dorian Teliti: Më bëhet qejfi që ka analizë nga një organizatë e pavarur. Që kanë kosto premtimet e PD-së, kanë, por janë të realizueshme. Jo çdo gjë do bëhet në 100 ditët e para, por duhen bërë me kohën. Ne nuk duam të shpikim rrotën, por do i japim zgjidhje sfidave madhore që ka Shqipëria. Të kthejmë prodhimin në ekonominë shqiptare dhe të minimizojmë abuzimet. Paketa e Dhembshurisë ka prioritet minimumin jetik 200 euro. Asgjë thuajse nuk vjen sot nga prodhimi. Ka pasur derra që korruptoheshin dhe përpara 2014, por nuk kishte abuzim të tillë skandaloz. Varfëri do ketë dhe pas minimumit jetik, por nuk do ketë varfëri ekstreme. Prodhimi vendas është dekurajuar.