Kryetari i PS, njëherësh edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë në Lezhë, ku nuk i kurseu as batutat.
“Lezha është grua, Mirdita është grua vetëm Kurbini është burrë. Por edhe Kurbini që është burrë, hajër po vetëm me një grua.
Jam i bindur se ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme.
“Kur e kemi nisur këtë rrugëtim, ku runë u zgjodha kryetar i PS dhe bëja vizita, kishte zona të tërë ku më bënte përshtypje mungesa totale e grave. Kur i pyesja ku janë gratë? Përgjigja ishte “nuk ka gra këtej”. Unë që nuk duroja i thosha: Po ju kush ju ka pjellë? E kështu hap pas hapi ne arritëm të bëjmë diçka që për mua është historike dhe është arsyeja më e madhe për të qenë krenar, por arsyeja më e madhe e krenarisë time është fakti që sot gratë dhe vajzat nuk janë diku në cep ose pas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe pjese e qenësishme e PS”, tha Rama.