Pas shtyrjes së seancës paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), avokati mbrojtës Genc Gjokutaj shpjegoi se vonesa ka ardhur për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve të ekipit mbrojtës, Neziri.
Gjokutaj theksoi se pretendohet që janë paraqitur argumente të reja, dhe për një mbrojtje të efektshme, është e nevojshme që Neziri të jetë i pranishëm, pasi ai është pjesë e ekipit mbrojtës dhe ka një rol të rëndësishëm në proces. Sipas Gjokutajt, Neziri ka munguar në seancë për arsye shëndetësore.
Gjykata ka vendosur që të shtyjë seancën dhe të caktojë një datë të re për procesin. Kjo vonesë vjen pas disa kërkesave nga mbrojtja dhe ka shtuar ende më shumë tensionet në një çështje që është në qendër të vëmendjes publike.
Seanca tjetër pritet të zhvillohet në datën 23 prill, dhe dosja “Partizani” mbetet një nga proceset më të ndjekura në GJKKO.
“Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.
I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë: “Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.”