Gjykata e Fierit ka vendosur masën e arrestit me burg për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, nipërit e Agron Kapllanajt, dhe Gerald Kollçaku, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë gjatë një incidenti të ndodhur disa ditë më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në dëshminë e tyre në polici, të akuzuarit kanë pohuar se nuk e dinin që personat me veshje kamufluese ishin agjentë të BKH-së, dhe se nëse do të kishin pasur dijeni për këtë, do të kishin reaguar ndryshe.
Trupi gjykues përbëhej nga avokati Niko Bega, gjyqtari Alfred Konomi, dhe prokurori Petrit Vukaj, ndërsa mbi të tre të akuzuarit rëndon akuza për “Goditje për shkak të detyrës”.
Kujtojmë se incidenti ndodhi kur zyrtarët e BKH dhe Operacionale, gjatë zhvillimit të një hetimi, u filmuan nga Orjan Isufaj, i cili është drejtor i një kompanie të lidhur me vëllain e Agron Kapllanajt. Pas filmimit, personat në fjalë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rreth 30 minuta më pas, në një vend tjetër të qytetit të Fierit, pranë “Rrethrrotullimit të Parkut”, tre automjete janë afruar dhe disa persona kanë dalë nga to dhe kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të tyre si autoritete të ligjit.
The post Dhunuan agjentët e BKH-së, Gjykata e Fierit jep masën e arrestit për dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe Gerald Kollçakun! Zbardhet dëshmia: Do ishim sjellë ndryshe po ta dinim se kush ishin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.