Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm (18 prill) në fshatin Daullas të Fierit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Viktima është identifikuar si Agron Sukulli, banor i zonës. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë i tij është gjetur nga fqinjët poshtë gomës së zetorit. Dyshohet se ai ka qenë duke kryer punime mekanike për të rregulluar mjetin bujqësor, kur për shkaqe ende të paqarta, zetori është lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar shkakun e vdekjes.