Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është ndalur edhe te çështja e mandatit të prokurorëve të SPAK, duke propozuar dy alternativa për të garantuar vijimësinë institucionale, por duke përjashtuar kategorikisht mundësinë e një riemërimi automatik.
Propozimi i parë i Dumanit parashikon që prokurorët të kenë të drejtë të rikandidojnë pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Sipas tij, ata duhet të garojnë në një proces të hapur bashkë me prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm.
Propozimi i dytë i kreut të SPAK është që pas përfundimit të mandatit, prokurorët të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit.
“Jemi më shumë për opsionin e parë, rikandidimin në një garë të përbashkët, sepse në këtë mënyrë rinovohet kolektivi i SPAK, por bëhet e mundur dhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit”, u shpreh Dumani.
Dumani: E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet edhe fati personal i prokurorëve dhe institucionit, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Unë si kreu i SPAK nuk kam deklaruar apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me gjithë politikën e prokurorëve. Kemi shkuar drejt një propozimi i mandatit.
Për ta filluar me rinovimin e mandatit pranë SPAK. Kemi propozuar jo rinovim automatik. Propozimi i SPAK është të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjecar, tu jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm.
Në këtë mënyrë rinovohet kolektivi i SPAK, por bëhet e mundur dhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit, për ata prokurore që duan të vazhdojnë në SPAK.
Është një mundësi shumë e mirë që përmes kësaj formule, prokurorët në SPAK të rikandidojnë, por t’u thuhet faleminderit për 9 vjet, por nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit si organ kompetenct performaca juaj gjatë nuk është e atillë që të të jap një mundësi të dytë për të rinovuar në këshill dhe të vazhdosh të ushtrosh funksionet në SPAK.
Variant i dytë, i cili nga pikëpamja ligjore është më e thjeshtë. Prokurorët e SPAK të kenë mundësi që pas mandatit 9-vjecar të atashohen pranë Prokurirsë së Apelit.
Unë jam për variantin e parë dhe të gjithë ne prokurorët jemi që pas përfundimit t’u jepet mundësia të rikandidojnë. Jemi kundër riemërimit automatik.