Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:35, pranë mbikalimit të Paskuqanit në Tiranë.
Një automjet me drejtues shtetasin R. Q., 35 vjeç, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe, dhe H. M., rreth 66 vjeçe – të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen në mënyrë të gabuar.
Për pasojë, 72-vjeçarja L. S. humbi jetën në vend, ndërsa H. M. mbeti e plagosur dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi
Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.