Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar kërcimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, gjatë hapjes së fushatës së Partisë Socialiste në Sheshin Skënderbej.
“Çfarë maskarade”, shprehet Shehaj, teksa vijon duke thënë se “kanë gjysmën e qeverisë në burg për korrupsion se kanë vjedhur qytetarët dhe vetë janë jashtë, jo se janë të ndershëm, por se nuk u ka ardhur radha. Dhe shikoni sesi sillen.”
Ndër të tjera ai tha se nuk kanë frikë as nga ligji dhe as nga Zoti dhe sipas tij kjo është arsyeja pse sillen në këtë mënyrë.
Shehaj: Çfarë maskarade! Kanë gjysmën e qeverisë në burg për korrupsion se kanë vjedhur qytetarët dhe vetë janë jashtë, jo se janë të ndershëm, por se nuk u ka ardhur radha. Dhe shikoni sesi sillen.
Ka tre arsye në përgjithësi pse ne kërkojmë të jemi qtetarë të ndershëm. Ajo që na ndalon të sjellurit keq, është turp. Turpi nga vetja dhe turpi nga shoqëria. Por kta mesa duket nuk kanë turp.
Ne kemi frikë nga shteti dhe ligji. Por mesa duket këta mendojnë se shtetin e kanë në xhep dhe nuk i tremben ligjit
Dhe e treta, kemi frikë nga Zoti. Por këta nuk kanë frikë as nga Zoti dhe kjo është arsyeja pse sillen në këtë mënyrë.