E premtja nis me një mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të cilat kanë pësuar një rritje.
Ne zonat malorë termometri do të shënojë nga -1 gradë deri në 10 gradë celsius. Në zonat e ulëta 4 dhe 18 gradë dhe në bregdet 6 dhe 18 gradë.
Era do të fryjë veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera herës deri në 14m/s.
Valëzimi në det do të shkojë deri në 2-3 ballë.