Chelsea është duke kërkuar një sulmues qendror për sezonin e ardhshëm, pasi nuk llogaritin në Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunkun.
Sipas The Athletic, Chelsea është në një pozicion të mirë për ta siguruar nënshkrimin e sulmuesit të Ipswich, Liam Delap
Blutë kanë bërë shumë punë në ndjekjen e sulmuesit me 12 gola të shënuar këtë edicion.
Ai njihet mirë nga Enzo Maresca, si dhe nga bashkëdrejtori i Chelseat për rekrutimin dhe talentin Joe Shields, i cili e nënshkroi atë për Man City.
Si rezultat, Chelsea është në pozicionin më të mirë për çdo marrëveshje të mundshme për Delap i cili ka një klauzolë lirimi prej rreth 30 milion funte në rast se Ipswich bie nga Liga Premier.
Megjithatë, Blutë kanë edhe objektiva të tjerë të mundshëm dhe nuk kanë vendosur ende për prioritetin e tyre, ndërsa Delap kërkohet edhe nga Man United.