Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar, Brikel Alikaj, i cili mbante fshehur në banesën e tij një armë zjarri pistoletë. Gjatë kontrollit, blutë sekuestruan një pistoletë me një krehër dhe fishekë, si dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov.
Arma e sekuestruar mësohet se do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, për të zbardhur nëse ka qenë e përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më herët. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Në këtë kuadër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall 2”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.