Lajm i bujshëm, Rosonerët transferojnë yllin 120 milionësh.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milan, me drejtuesit që kanë piketuar pasardhësin e Leaos.
E përditshmja angleze Mirror, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milani synon transferimin e Jack Grealish nga Manchester City.
Grealish nuk bën pjesë në planet e Guardiolës dhe Qytetarët janë të hapur ta lënë të lirë për vetëm 30 milionë euro edhe pse shpenzuan 120 milionë euro për afrimin e tij në verën e vitit 2021.