Një aksident me vdekje është shënuar në Berat mëngjesin e sotëm, kur ka humbur jetën një 33 vjeçar.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit, shtetasit L.Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak. Automjeti tip BMW drejtohej nga shtetasi G.Sh., 34 vjeç, i cili u shoqërua nga 33 vjeçari, teksa ky i fundit ndërroi jetë.
34 vjeçari sakaq është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Berat/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.