Manchester United do të vazhdoj të bëjë transferime nga elita e futbollit italian Serie A.
Djajtë e Kuq janë duke monitoruar mbrojtësin e Genoas, Koni De Winter, së bashku me rivalët e Ligës Premier, sipas CaughtOffside .
Manchester United po i jep përparësi një nënshkrimi në mbrojtje në afatin kalimtar veor, ndërsa klubi përgatitet për largime të mundshme.
Me mbrojtësit Victor Lindelof dhe Jonny Evans që pritet të largohen, dhe Lisandro Martinez që është jashtë fushave për një dëmtim afatgjatë, Djajtë e Kuq kanë nevojë për përforcime të reja në mbrojtje.
Koni De Winter ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira në futbollin anglez, me rivalët e Ligës Premier, Tottenham që raportohet gjithashtu se monitorojnë progresin e tij.
De Winter vlerësohet në 30-35 milionë euro dhe Manchester United do të jetë i etur për të siguruar nënshkrimin e tij këtë verë. 22-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Genoas, ku në 18 ndeshje ka shënuar edhe tre gola, derisa për të interesim kanë shfaqur edhe Roma, Milan dhe Inter.