Një 45 vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi dyshohet të ketë shpërndarë lënë narkotike të forta në këtë qytet.
Në pranga ka rënë shtetasi A.B., 45 vjeç, i cili ishte vënë nën hetim prej 3 muajsh nga operacioni policor i koduar “White Snow”.
Pas një kontrolli në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 220 doza kokainë, 1 peshore elektrike, 2 aparatë celularë dhe 1 makinë.
Sakaq, për shkak të hetimeve të kryera ndaj këtij shtetasi, me datë 4 mars, Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Njoftimi
DVP Vlorë
Finalizohet pas një hetimi 3-mujor operacioni policor i koduar “Ëhite Snoë”, vihet në pranga një 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë.
Sekuestrohen sasi kokaine dhe prova të tjera që lidhen me këtë veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ëhite Snoë”.
Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.