Disa zona të Tiranës, janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike mesditën e sotme për më shumë se 30 minuta.
Mësohet se zonat e prekura janë: Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi, si dhe zona e Freskut.
Ndërkohë OSHEE njofon se shkak është bërë përfshirja nga flakët e një nga transformatorët e “NST Traktora”.
Reagimi i OSHEE
Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.
Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.
Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.