Një operacion anti-narkotikë është zhvilluar në Sarandë nga orët e para të mëngjesit, nga e cila janë arrestuar 3 shtetas.
Bëhet me dije se deri më tani janë lëshuar 10 masa sigurie, me kërkesë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Sipas burimeve, personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal, që kishin si qëllim trafikun e drogës.
SPAK ka nisur hetimet ndaj këtij grupi kriminal që prej vitit 2020.