Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, përgjatë fjalës së saj në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrim, u shpreh se vendi ynë ka vetëm një plan, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Spiropali theksoj se shumica dhe pakica në parlamentin e Shqipërisë kanë konsensus të plotë për anëtarësimin në BE.
Ajo deklaroi se se integrimi në BE është projekt i përbashkët i rajonit.
Elisa Spiropali:
Jemi bashkë për të përballuar sfidat drejt anëtarësimit në BE. Integrimi në BE është projekt i përbashkët i rajonit.
Ai që jemi mësuar ta dëgjojmë proces i zgjerimit nuk është zgjerim, por është përfshirje e vendeve Evropiane aktualisht jashtë familjes brenda saj, është një proces i natyrshëm.
Me pranimin e vendeve tona në BE do të ndodhë procesi i drejt dhe krejt i natyrshëm i afrimit të kufijve. Duke pasur parasysh rastin e Shqipërisë, por edhe vende të tjera kandidate ne jemi vende me rrënjë, kulturë, trashëgimi dhe identitet evropian. Prej Evropës nga shkëputën me dhunë perandoritë dhe diktaturat. Sa herë që Shqipëria ka qenë e lira ka zgjedhur Evropën.
Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan A, që është Bashkimi Evropian. Prandaj shumica dhe pakica në Kuvend që nuk bien dakord as për datën në kalendar janë në një mendje dhe kanë konsensus të plotë për destinacionin Evropian të Shqipërisë.