Paulin Preka është 20-vjeçari që u vra me armë zjarri mesditën sotme në fshatin Guci e Re në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se i riu u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë nga familjarët.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve