Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për rikthimin e vilës së saj dhe të nënën, e cila u sekuestrua me vendim të GJKKO-së.
Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme.
Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.
Ndërkohë po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet rekursi i ish-presidentit, Ilir Meta i cili kërkon lirimin nga qelia.
Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij, drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.