Petrit Qoli, i cili akuzohet për vepren penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë” ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ky i fundit nuk u paraqit ne seancë për arsye shëndetësore.
Nga qelia e xhamit ai ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të behet vrasës si Nuredin Dumani.
“Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagese shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca Cola palestër dhe femra.
Jam dobësuar 40 kg. Jemi ne burg kot. Jam 25 vite besimtar prokuroria dhe gjykata mund te ma heqin balten .Kam frike se do vdes nga veremi jo nga burgu.
Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini do vrasim 5-6 vete dhe 5 mln euro te groposura dalim dhe marrim statusin”, tha ai në Gjykatë.