Aktori i humorit, Gazmend Paja është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.
Ende nuk është e konfirmuar arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, por besohet se lidhet me akuzat ndaj tij nga opozita për shpalljen e tij si investitor strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe vilave në Dhërmi.
Këto akuza u ngritën nga PD në vitin 2022, kur dhe i kërkoi SPAK-ut hetimin e aktorit.
LEXONI EDHE: “Gaz Paja investitor strategjik”/ Berisha: Dëshmi se si qeveria kap me prona publike mediat, e papranueshme
Asokohe reagoi dhe Gaz Paja ndaj akuzave, duke i cilësuar si shpifje dhe se nuk ka përfituar asnjë cm2 tokë nga shteti.
‘Nuk kam përfituar asnjë cm2 toke nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojnë ne Media, dëshiroj te sqaroj opinionin publik për sa vijon: Kompanitë Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit për ndërtimin e një resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat.
Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. Pergenjeshtrojme me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, Nuk eshte perfituar asnje cm2 toke shteterore.’- reagoi aktori asokohe
LEXONI EDHE: Gaz Paja: E vërteta për tokat “e falura” nga shteti dhe shpallja si investitor strategjik