GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit, Gentian Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti që iu sekuestrua si pronë e ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Prona është një apartament që i ishte lënë në përdorim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Kujtojmë që Sulës ju sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj.