Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq, duke lënduar kështu 3 anëtarët të familjes të cilët jetojnë aty.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në banesën e shtetasit me iniciale M.M.
Aktualisht, familjarët e dëmtuar ndodhen në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Uniformat blu raportojnë se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
NJOFTIMI
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.