Një 46 vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur nga një makinë të parkuar një çantë, në të cilën ndodheshin rreth 47 milionë lekë (një pjesë në euro dhe dollarë).
Në pranga ka rënë shtetasi G.T., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili vodhi shumën e parave nga një automjet të parkua në zonën e Medresesë në kryeqytet.
Ai rezulton se ka kryer dhe herë të tjera veprën penale të vjedhjes.
Në banesën e tij u gjetën paratë e vjedhura prej tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro,dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen rreth 45 milionë lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”., bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
G. T(M)., 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.
Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.