Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në një shtëpi në qendër të Lamisë në Greqi, pasi i janë gjetur drogë dhe armë.
Sipas informacioneve nga Policia, në kontrollin e kryer në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me kokainë, kanabis, armë, para dhe dy celularë.
Mediat greke shkruajnë se në banesë u gjetën:
- 4 pako të improvizuara me një sasi kokaine, me një peshë totale bruto 19.7 gram,
- 3 pako të improvizuara që përmbajnë një sasi kanabisi të papërpunuar, me një peshë totale bruto 200.5 gram,
- pistoletë kalibër 9mm me karikator bosh,
- shufër metalike e palosshme,
- shuma prej 150 euro,
- 2 celulare si dhe
- një mori ambalazhesh bosh najloni.
Raportohet se shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë Lamia, për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe përcaktimin e dënimit.