Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas rreth 1 orë e 40 minuta marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
I pyetur nga gazetarët, për arsyen e paraqitjes së tij në SPAK, Xhika u shpreh se ndodhej për një procedurë të kryer në kohën kur ai ishte në ARRSH.
Më tej, i pyetur sërish se për cilën procedurë ishin të interesuar Prokurorët e SPAK, ai u përgjigj: “Për një procedurë që s’kishte lidhje shumë me ARRSH.”
Xhika: Gjithmonë për një procedurë të kryer në kohën kur isha në ARRSH.
Pyetje: Bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Elbasan?
Xhika: Jo.
Pyetje: Për çfarë ishin të interesuar prokurorët?
Xhika: Për një procedurë që s’kishte lidhje shumë me ARRSH!
Kujtojmë se Xhika është paraqitur në SPAK edhe më 14 Maj 2024, ku qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.