Një 55-vjeçare, edukatore e një kopshti në Tiranë, është denoncuar në polici për dhunë ndaj një fëmije.
Policia njofton se ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen me iniciale M. Ll., 55 vjeçe, pasi është kallëzuar nga shetasja me iniciale J.M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj”, njofton policia e Tiranës.