Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Shaban Murati është shuar në moshën 79-vjeçare. Pas ndarjes së diplomatit të shquar nga jeta, ka reaguar djali i tij, gazetari dhe analisti Erl Murati, i cili shkruan se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në në varrezat e Sharrës.
“Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta.
Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi (pas shkollës Edit Durham) në orën 12:00.
Familja pret ngushëllime të dielën, në hotel Mondial në oraret 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 19:00. Të mira e gëzime!”, shkruan Erl Murati.
Ish-ambasadori i Shqipërisë është autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, si edhe rolin e Shqipërisë.