Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë për çështjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën disa javë më parë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Prokuroria e Korçës ka regjistruar kallëzim penal për rastin, pas denoncimit nga familja e të miturit të cilët kallëzuan mjekët e Korçës dhe të Tiranës për neglizhencë, me pasojë vdekjen e djalit të tyre.
Arsyeja se pse Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë, është sepse vdekja e Leo Sadikut ka ndodhur në QSUT.
Çështja tashma do t’i kaloje për hetim Prokurorisë së Tiranës.