Milan ka gjetur trajnerin e ri në rast se vjen deri te shkarkimi i Conceiçaos.
Milani u përball me një Feyenoord të fortë, duke e nisur keq sfidën dyshe të “play off”-it, që vlen kualifikimin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.
Rosonerët u mposhtën me rezultat minimal 1-0 dhe tashmë kanë nisur spekulimet për të ardhmen e Conceiçaos.
Drejtuesit e Milanit do ti japin shans portugezit deri në përfundim të sezonit për të arritur synimet, por në rast se rezultatet nuk vijnë, Rosonerët kanë në mendje një emër për stolin.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se në rast të shkarkimit të Conceiçaos, drejtimi i skuadrës do ti besohet Xavi-t.
Xavi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit, por mbetet të shohim nëse Conceiçao do të mbetet te Milani.