Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar një ditë më para SPAK, ku mbështetës të Erion Veliaj u mblodhën për ti qëndruar në krah kreut të bashkisë Tiranë.
Në një komunikim për mediat para se të hynte në Parlament, Hoxha deklaroi se policia nuk ndërhyri për shkak se personat nuk ishin protestues, por simpatizantë.
Ai tha se aty e pranishme ishte garda, por punonjësit e tyre patën një moment vështirësie për shkak të grumbullimit të papritur.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do ta shkarkojë Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ministri nuk u përgjigj, por tha: Janë dy gjera të ndryshme, protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar.
“Në kushtet e një mase sigurie, policia e shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”, tha ministri Hoxha.