Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një i moshuar është vetëhedhur nga lartësia e Spitalit të Sanatoriumit pasditen e sotme, duke ndërruar jetë.
Viktima është shtetasi M.K., rreth 75 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05 të pasdites së sotme.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.